Arben Mustafa: Qeveria konfirmoi blerjen e energjisë nga Serbia, milionat e qytetarëve kanë përfunduar atje

featured
Screenshot
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar tri vendime të rëndësishme në sektorin e energjisë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike nga Serbia.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti bëri të ditur se një nga masat e para do të jetë ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare.

Lidhur me këtë vendim, deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar për Indeksonline se Qeveria, sipas tij, ka konfirmuar se Kosova ka blerë energji elektrike nga Serbia, duke bërë që miliona euro të qytetarëve të përfundojnë atje.

“Për të gjithë ata që mohonin se Kosova po blen energji elektrike nga Serbia, sot vetë Qeveria e Kosovës dëshmoi se PO. Pra, ishte e vërtetë se miliona euro të qytetarëve të Kosovës kanë përfunduar në Serbi. Tash kanë vendosur ta ndalin këtë praktikë, të cilën deri dje e mohonin se ekzistonte”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe nuk e liron Qeverinë nga përgjegjësia për t’u dhënë qytetarëve përgjigje për çështjet që lidhen me furnizimin me energji elektrike dhe shpenzimet e tyre.

Mustafa ka ngritur disa pyetje ndaj Qeverisë dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke kërkuar sqarime për situatën energjetike dhe përgatitjet për sezonin e dimrit.

Ai kërkon të dijë nëse qytetarët do të përballen me reduktime të energjisë elektrike dhe sa do të zgjasin ato, nëse pritet shtrenjtim i mëtejmë i energjisë, si dhe cili është plani konkret i Qeverisë për përballimin e dimrit.

Sipas Mustafës, shqetësim mbetet edhe fakti se kapacitetet ekzistuese prodhuese të KEK-ut nuk janë në dispozicion me kapacitet të plotë.

Çështja e furnizimit me energji elektrike dhe kostos së saj pritet të mbetet një nga sfidat kryesore për qytetarët gjatë muajve të dimrit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr