Arda Güler është futbollisti më i vlerësuar në sezonin e UEFA Nations League, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Mesfushori i Kombëtares së Turqisë kryeson renditjen me notën 8.30, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me notën 8.22, shkruan Indeksonline.
Por ajo që e bën edhe më interesante këtë renditje është prania e një futbollisti shqiptar mes dhjetë më të vlerësuarve.
Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili renditet në vendin e tetë me notën 7.93.
Një vlerësim i rëndësishëm për mesfushorin shqiptar, i cili arrin të pozicionohet mes disa prej emrave më të spikatur të futbollit evropian.
Shqipëria ka kështu përfaqësuesin e saj në elitën e futbollistëve më të vlerësuar të këtij kompeticioni!
