“Arlinda tentoi të fshihej pas derës”: Detajet e gjykatës dhe zbulimet ekskluzive

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Në dokumentin e gjykatës, ku arsyetohet kërkesa për paraburgim, janë paraqitur edhe detaje të rënda për atë që dyshohet se ndodhi në momentet e fundit të jetës së Arlindës.

Sipas dokumentit, Arlinda ishte kthyer në shtëpi pasi kishte raportuar dhunën nga bashkëshorti i saj në stacionin policor në Pejë, ku ishte pajisur edhe me urdhërmbrojtje.

Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se, në momentin kur Arlinda hyri në dhomën e saj, i dyshuari mori sëpatën dhe hyri pas saj në dhomë.

Sipas dokumentit, Arlinda tentoi të fshihej pas derës, por i dyshuari dyshohet se qëlloi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kryesisht në kokë. Si pasojë e plagëve, ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Këto detaje janë pjesë e arsyetimit të Prokurorisë në kërkesën për paraburgim. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Për rastin e rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt, që tronditi opinionin publik,

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr