“Arlinda Zekaj u vra mbrëmë”, Yll Limani reagon pas tragjedisë në Pejë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Këngëtari i njohur, Yll Limani, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një postimi në Instagram Story, Limani ka rikujtuar se viktima kishte raportuar më parë dhunë në familje dhe kishte kërkuar ndihmë para se t’i merrej jeta.

“Arlinda Zekaj u vra mbrëmë. Para se me ia marrë jetën, ajo kishte raportu dhunë në familje dhe kishte kërku ndihmë”, ka shkruar këngëtari.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa rasti ka rikthyer në vëmendje çështjen e mbrojtjes së grave që raportojnë dhunë në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e sigurisë së tyre.

Për rastin tragjik, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, kunatin e viktimës, i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr