Nëntë persona, shtatë burra dhe dy gra, janë arrestuar nën dyshimin për mashtrim të shtetasve të huaj përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.
Sipas Policisë së Kosovës, gjashtë të dyshuar janë shtetas kosovarë, ndërsa tre janë shtetas gjermanë. Ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim dhe kanë përdorur të dhëna të personave të huaj për t’i kontaktuar dhe mashtruar.
Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona, 12 disqe të jashtme të memories, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.
Me vendim të prokurorit, të nëntë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
