Këngëtarja e njohur, Baby G, po shijon një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë.
Artistja së fundmi ka realizuar ekografinë e radhës, ku ka parë nga afër zhvillimin e bebushit dhe ka dëgjuar rrahjet e zemrës së tij.
Momentet emocionuese Baby G ka vendosur t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram Story.
Në fotografinë e parë, ku shihet ekrani i ekografisë, këngëtarja ka shkruar “Lumturia ime”, duke e shoqëruar mbishkrimin me një zemër të bardhë.
Ndërsa në imazhin e dytë, ajo ka publikuar një tjetër fotografi nga ekografia, ku shihet më qartë profili i vogëlushit që pritet të vijë në jetë.
Krahas saj, ajo ka shkruar me humor:
“Po i mbledh buzët hahaha. Definitivisht e ka marrë hundën time.”
Një detaj i ëmbël që tregon se Baby G tashmë po përpiqet të dallojë tiparet e të birit.
Kujtojmë se artistja e bëri publike shtatzëninë më 15 tetor, përmes një seti fotografik artistik buzë detit, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur.
Tashmë, Baby G dhe partneri i saj, Desart Taku, po presin të bëhen prindër për herë të parë. /Prive By LS


