Banka Botërore: Kosova ka potencial të madh për investime

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë potencial të konsiderueshëm për investime, veçanërisht në infrastrukturën publike, ka deklaruar ekonomisti kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Richard James Lowden Record.

Duke folur në Samitin e Ballkanit, ai ka theksuar se rajoni ka mundësi të pashfrytëzuara, të mbështetura nga popullsia e re, stabiliteti makroekonomik, lidhjet me diasporën dhe orientimi drejt integrimit evropian.

Samiti po trajton investimet private dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të infrastrukturës publike me vlerë prej 30 miliardë eurosh në tri vendet.

Megjithatë, Record ka paralajmëruar se rritja më e ngadaltë ekonomike në Evropë, pasiguria gjeopolitike dhe zhvillimet e shpejta teknologjike mbeten sfida për ekonomitë e rajonit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr