Bedri Hamza raportohet se ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa kjo çështje është diskutuar edhe në takimet e fundit të kryesisë së partisë.
Burime të Klan Kosovës kanë konfirmuar se dorëheqja është diskutuar, por deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar.
Nga Zyra për Informim e PDK-së kanë deklaruar se nuk ka asnjë vendim zyrtar për këtë çështje. Partia ka rikujtuar se Hamza ka bërë të ditur më herët se, me hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë për kryetar.
PDK-ja ka bërë të ditur se aktualisht është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e Apelit.
