BIK-u rikonfirmon qëndrimin për Kodin Civil: Kërkon rishikimin e dispozitave që prekin konceptin tradicional të familjes

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka rikonfirmuar qëndrimin e saj lidhur me Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen për miratimin e tij, por me kusht që paraprakisht të rishikohen dhe të hiqen dispozitat që, sipas saj, bien ndesh me konceptin tradicional të familjes.

Çështja është diskutuar në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së BIK-ut, e udhëhequr nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se institucioni nuk është kundër miratimit të Kodit Civil, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që, sipas tij, bien ndesh me bindjet fetare, mësimet hyjnore dhe vlerat tradicionale.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes”, thuhet në komunikatë.

BIK-u u ka bërë thirrje Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të Projektkodit Civil t’i marrin parasysh shqetësimet e saj dhe të rishikojnë dispozitat kontestuese.

Ndërkaq, në mbledhjen e Kryesisë janë diskutuar edhe përgatitjet për aktivitetet fetare të muajit të Ramazanit, si dhe Projektbuxhetet e Këshillave të BI-së dhe të Kryesisë për vitin 2027.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr