Unfollow” në Instagram zbulon tensionet e reja mes tyre!
Marrëdhënia e Brikenës dhe Mateos duket se po kalon një tjetër moment të vështirë!
Ish-çifti i “Big Brother VIP Albania”, i cili pas përfundimit të spektaklit ka pasur një histori të mbushur me afrime, ndarje dhe ribashkime, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Këtë herë, dyshimet për një tjetër krizë kanë nisur pasi Brikena dhe Mateo kanë ndërprerë sërish ndjekjen e njëri-tjetrit në Instagram.
Sipas burimeve ekskluzive të Prive By LS, debatet mes tyre nuk kanë munguar dhe shkak i tensioneve të fundit dyshohet të jetë bërë xhelozia, e cila raportohet se ka qenë edhe arsyeja kryesore e mosmarrëveshjeve në çift.
Megjithatë, një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re: ndryshe nga herët e tjera, fotografia e përbashkët e tyre vijon të qëndrojë ende në profilin e Brikenës.
Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një tjetër krizë kalimtare apo shenja se historia e tyre po shkon drejt fundit.
