Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është mbajtur festa tradicionale “Darka e Lamës”.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e kësaj tradite, duke e cilësuar si një lidhje mes tokës dhe njeriut, punës dhe mirënjohjes, si dhe shtëpisë dhe mikut.
Ajo rikujtoi se në traditën shqiptare, pas përfundimit të të korrave, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të falënderuar për bereqetin dhe frytet e punës.
Sipas saj, Darka e Lamës nuk simbolizon vetëm prodhimet e tokës, por edhe solidaritetin, mikpritjen dhe respektin mes njerëzve.
Presidentja Shiroka Pula kujtoi gjithashtu se në vitin 2002, ish-presidenti Ibrahim Rugova e ngriti këtë traditë në nivel institucional, duke e kthyer në një simbol të falënderimit për tokën e Kosovës dhe njerëzit e saj.
Në fund, ajo bëri thirrje që kjo traditë të ruhet dhe të përcillet ndër breza, së bashku me vlerat që përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën.
