Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Deputetes së pavarur australiane, Helen Haines, 65 vjeçe, i janë amputuar të dyja këmbët pas një incidenti të rëndë që i shkaktoi lëndime serioze.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Phil Haines, i cili ka njoftuar se fillimisht mjekët ia amputuan këmbën e majtë, ndërsa më pas u detyruan të amputonin edhe të djathtën.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se deputetja është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme.
“Lajmi i mirë është se Helen është gjallë dhe në gjendje stabile. Kjo është gjëja më e rëndësishme për familjen tonë”, ka deklaruar ai, sipas BBC-së.
Bashkëshorti i saj ka shprehur mirënjohje që, pavarësisht gjendjes së rëndë, Helen vazhdon të jetë mirë nga ana mendore, duke e përshkruar atë si një person të dhembshur, të kujdesshëm dhe me intelekt të jashtëzakonshëm.
