Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj ish-aleatit të tij, Richard Grenell, pas raportimeve për pretendime lidhur me pagesa për ndikim në administratën amerikane.
Sipas mediumit Axios, Grenell, gjatë kohës kur drejtonte qendrën kulturore “Kennedy Center”, dyshohet se i kishte kërkuar biznesmenit turk, Turhan Mildon, të transferonte rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology”. Nga kjo shumë, rreth 6 milionë dollarë parashihej të shkonin për qendrën e arteve.
Sipas mesazhit të publikuar në raportim, Grenell kishte premtuar se donacioni do t’i mundësonte biznesmenit pjesëmarrjen në ngjarje VIP dhe afërsi me administratën amerikane, përfshirë presidentin Trump.
Grenell i ka mohuar pretendimet, duke i cilësuar ato të rreme. Ndërkaq, avokatja Alina Habba, bashkëshortja e Mildonit, ka deklaruar se “Kennedy Center” nuk e ka marrë asnjëherë donacionin.
Sipas Axios dhe The New York Times, Habba e kishte takuar Trumpin lidhur me këtë çështje, pas së cilës presidenti urdhëroi nisjen e hetimeve.
Grenell ka shërbyer si emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë–Serbi gjatë viteve 2019–2021.
Lexo artikullin në Axios
