Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan: Problemet familjare dhe kujdesi i gjyshërve për foshnjën

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Detaje të reja lidhur me tragjedinë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe foshnja e tij u gjetën pa shenja jete, ka siguruar Bruto nga burime jozyrtare.

Sipas burimeve të Bruto-s, 27-vjeçari dyshohet se kishte pasur probleme me përdorimin e substancave narkotike, si dhe probleme të mëhershme në marrëdhënien bashkëshortore.

Po sipas këtyre burimeve, bashkëshortja e tij kishte shprehur dëshirën që pas lindjes ta linte foshnjën në spital, por gjyshërit e vogëlushes nuk kishin pranuar një gjë të tillë dhe kishin marrë përsipër përkujdesjen ndaj saj.

Burimet e Bruto-s bëjnë të ditur se gjyshërit ishin kujdesur vazhdimisht për foshnjën, ndërsa rrethanat që çuan deri te ngjarja e rëndë mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë,merret veshë për arrestimin e babait 65-vjeçar të 27-vjeçarit, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Sqarim i Bruto-s: Informacionet lidhur me problemet familjare dhe pretendimet e tjera janë siguruar nga burime jozyrtare dhe nuk janë konfirmuar nga organet kompetente. Asnjëra prej tyre nuk duhet të konsiderohet si fakt i vërtetuar. I arrestuari është vetëm i dyshuar dhe gëzon prezumimin e pafajësisë,deri ne zbardhjen e plotë të Astor.

Rrethanat e plota të rastit pritet të zbardhen nga hetimet e organeve të drejtësisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr