I akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, ka kërkuar uljen e dënimit në Gjykatën e Apelit.
Seanca do të mbahet më 29 tetor, ku gjykata pritet të marrë vendim lidhur me rastin.
Ngjarja pati shokuar edhe opinionin publik në Suedi, ku Liridona jetonte dhe punonte.
Rasti tani ka marrë vëmendjen e gazetarëve suedez.
Ata planifikojnë realizimin e një dokumentari për ngjarjen tragjike.
Për këtë detaje në emisionin Kosova Today ka dhënë gazetari Nemanja Kazhiq.
