Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Shqipëri, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë dhe dëmtim prone.

Të arrestuarit, G. M., 22 vjeç dhe F. B., 24 vjeç, ishin në kërkim nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, i kishte dënuar me nga 15 vjet burgim secilin,

Arrestimi i tyre u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në kuadër të operacionit “Wanted”, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, dy kosovarët janë dënuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr