Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj E.J., i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 00:35, në QKMF-në e Ferizajt, pasi i dyshuari kishte dërguar babanë e tij, i cili ishte në gjendje të dehur, për trajtim mjekësor.
Gjatë trajtimit, ai dyshohet se ka refuzuar të largohet nga dhoma dhe e ka goditur me grusht në fytyrë mjekun kujdestar.
I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
