Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës.
Istrefi ka theksuar se pakënaqësia dhe zemërimi i qytetarëve janë pasojë e gjendjes aktuale, duke shprehur mendimin se ndoshta ka ardhur koha për një revolucion shoqëror.
Ajo ka bërë thirrje për më shumë barazi dhe drejtësi sociale, duke theksuar nevojën për një shoqëri ku qytetarët të kenë mundësi të përballojnë shpenzimet e jetesës dhe të mos përballen çdo ditë me vështirësi për të siguruar nevojat elementare.
Sa u përket protestave, këngëtarja ka shprehur shpresën që ato të përfundojnë në mënyrë paqësore, pa pasoja të rënda, trauma apo shkatërrime.

Në fund të postimit, Istrefi e ka përcjellë mesazhin e saj me fjalët: “Pray for…” (Lutuni për…).
