Erërat e forta shkaktojnë dëme në gjimnazin në Ferizaj, pezullohet mësimi

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Procesi mësimor është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, si pasojë e dëmeve që erërat e forta kanë shkaktuar në objektin e shkollës gjatë natës së kaluar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e gjimnazit përmes një njoftimi, ku janë informuar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se më 20 nëntor nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Përveç pezullimit të mësimit, drejtuesit e shkollës kanë bërë thirrje që askush të mos hyjë në oborrin e institucionit, për shkak të rrezikut të mundshëm nga dëmet e shkaktuara nga erërat.

Sipas njoftimit të gjimnazit, procesi mësimor pritet të rifillojë të hënën, më 23 nëntor, sipas orarit të rregullt.

Vendimi për pezullimin e mësimit është marrë si masë parandaluese për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr