Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich u takua me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.
Njoftimi i plotë:
E NgarkuarA me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, mirëpriti sot në Ambasadë gjeneralin Alexus Grynkeëich, komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR).
Vizita e tij riafirmon vlerësimin tonë për misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet në Kosovë.
