Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës në Kosovë, arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 37 kilogramë heroinë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke njoftuar se gjatë aksionit janë arrestuar pesë persona dhe janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndara në 62 paketime.

Sipas Sveçlës, vlera e drogës në treg kap shumën mbi 500 mijë euro.

Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Ministri Sveçla ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Kosovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr