Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka kujtuar vajzën e tij, Donjetën, në 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati ka shprehur dhimbjen për humbjen e së bijës, duke e kujtuar si të bukur, të mençur dhe plot jetë.
“E bukur, e mençur dhe plot jetë, erdhe si engjëll dhe le pas një dashuri të pafundme që nuk e tjetërson asnjë vit që kalon”, ka shkruar Gucati.
