Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se ndërhyrja e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor ishte e motivuar politikisht.

Në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tha se ndërhyrja ndodhi një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si vendim politik.

Ai theksoi se protestuesit kishin dalë në rrugë për të kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa kritikoi mënyrën se si u trajtuan nga institucionet e rendit.

“Policia duhet ta bëjë një dallim mes qeverisjes dhe sundimit”, deklaroi Haradinaj, duke e quajtur Kurtin “sundimtar”.

Ai kritikoi përdorimin e gazit lotsjellës dhe forcës ndaj protestuesve, të cilët kishin dalë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protesta e 5 tetorit u përshkallëzua para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërsa Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr