Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale, pas shpalljes fajtor për tri vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë dhe shkeljen e procedurave gjyqësore.
Sipas vendimit të gjykatës, Thaçi u shpall fajtor për “Tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” përmes veprimit të përbashkët, “Shkelje të fshehtësisë së procedurës” dhe “Mosbindje ndaj gjykatës”.
Për këto vepra, ndaj tij u shqiptua një dënim unik prej 17 muajsh burgim.
Ndërkaq, ish-presidenti u shpall i pafajshëm për një akuzë tjetër që kishte të bënte me “Tentativën e pengimit ndaj një personi zyrtar”.
