Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar përqendrim dhe seriozitet institucional në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit në Hagë. Ajo bëri të ditur se Qeveria ka formuar grupin punues për këtë strategji.
Sa i përket ligjit të kthyer në Kuvend, Haxhiu njoftoi se ai i është dërguar Komisionit për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë për shqyrtim. Sipas saj, ekzistojnë dy interpretime juridike: njëri që lejon vetëm votimin ose refuzimin e ligjit, dhe tjetri që mundëson edhe ndryshime në të.
