Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur sigurimin e dy mandateve nga Koalicioni Shqiptar në Kuvendin e Serbisë, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Luginën e Preshevës financiarisht dhe politikisht. Ajo ka vlerësuar bashkimin e subjekteve shqiptare, ndërsa ka theksuar se pasivizimi i adresave dhe pengesat ndaj shqiptarëve kanë ndikuar në mosfitimin e mandatit të tretë. Haxhiu gjithashtu ka deklaruar se ndryshimet politike në Serbi nuk garantojnë domosdoshmërisht ndryshim të menjëhershëm të qasjes ndaj Kosovës.
Haxhiu: Kosova nuk do ta lërë vetëm Luginën e Preshevës, shqiptarët siguruan dy mandate në Serbi
0
Shpërndaj
