Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur drejt Kosovës, ku do të qëndrojë për një vizitë familjare.
Sipas burimeve të Indeksonline, Krasniqit i është aprovuar vizita gjatë ditës së sotme në vendlindjen e tij.
Kjo është hera e dytë që njëri prej figurave kyçe të UÇK-së vjen në Kosovë që nga dërgimi i tij në Hagë.
Krasniqi, pak javë më parë, u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Vizitën e parë në Kosovë pas dërgimit në Hagë e kishte realizuar pas vdekjes së vëllait të tij.
