Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet V.H. (shtetas i Republikës së Kosovës) pas një pune intensive operacionale dhe hetimore.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
