Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin për gjueti të kundërligjshme dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve, më 18 tetor, janë sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan i vrarë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
