Edukimi medial në arsim ishte tema kryesore e një diskutimi të organizuar nga Hibrid.info, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë, ku morën pjesë akterë të ndryshëm. Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e edukimit medial dhe nevoja që ai të bëhet lëndë e detyrueshme në shkolla, pasi aktualisht nuk është lëndë më vete. Aktiviteti u organizua në kuadër të Javës Globale të Edukimit Medial.
Kërkohet që edukimi medial të bëhet lëndë e detyrueshme në shkolla
0
Shpërndaj
