Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.
Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar rëndësinë e këtij shteti si një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën politike, ekonomike dhe zhvillimore.
Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja ka shprehur mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin evropian të vendit.
