Komisioni Evropian ka ndarë 61.8 milionë euro parafinancim për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ndërsa kërkesa e parë për disbursimin e mjeteve të tjera është ende në vlerësim.
Sipas Komisionit Evropian, Kosova dorëzoi në korrik kërkesën për disbursim, e cila përfshin zbatimin e 64 hapave të Agjendës së Reformave deri në qershor 2026.
BE-ja paralajmëron se Kosova mund të humbasë një pjesë të fondeve nëse nuk i përmbush reformat brenda afateve, përfshirë periudhat shtesë të lejuara. Për 13 nga 64 hapat, kjo periudhë ka përfunduar në fund të qershorit 2026.
Kosova ka mundësi të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, në varësi të përmbushjes së reformave dhe kushteve të përcaktuara nga BE-ja. Afati i ardhshëm i raportimit është janari i vitit 2027.
