Kryeprokurori i Shtetit takohet me familjen e Astrit Deharit, premton angazhim për zbardhjen e rastit

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special dhe prokurorin e çështjes, Bekim Kodraliu, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari.

Gjatë takimit, Gashi ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar se rasti duhet të trajtohet me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Ai ka ritheksuar se zbardhja e plotë e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional, duke premtuar angazhim maksimal, brenda kompetencave të tij ligjore, që çështja të marrë epilog përfundimtar.

Sipas njoftimit, Kryeprokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që rasti të trajtohet me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, me synimin që familja të marrë përgjigje institucionale dhe drejtësi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr