Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohet caktimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në mesin e pikave të propozuara për shqyrtim janë tri projektligje: Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.
Në rendin e ditës janë përfshirë edhe propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin apo emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Ndërkaq, gjatë seancës pritet të shqyrtohen edhe propozime dhe kërkesa të tjera.
