Mbi 13.5 milionë euro për shtesat e fëmijëve në shtator, përfituan mbi 374 mijë persona

featured
Flag of Kosovo sticking in european bank notes.
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Në shtator të vitit 2026, nga skema e shtesave për fëmijë në Kosovë përfituan 374,652 persona, për të cilët u ndanë mbi 13.5 milionë euro.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për pensionet bazike të moshës u shpenzuan mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, ndërsa pensionet kontributpaguese morën rreth 11.7 milionë euro.

Nga skema e veteranëve të luftës përfituan 39,699 persona me mbi 7.8 milionë euro, ndërsa për ndihmën sociale u ndanë rreth 2.2 milionë euro për 14,664 familje.

Mbështetje financiare morën edhe lehonat e papuna dhe të punësuara, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e dëshmorëve e invalidëve të luftës.

Të dhënat janë publikuar në raportin e ASK-së për mirëqenien sociale në Kosovë për muajin shtator.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr