Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi i ka bërë një vizitë të veçantë mikes së saj, Dafina Zeqiri, për ta uruar për shtëpinë e saj të re.
Përmes pamjeve të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, Ryva ka zbuluar se ka marrë me vete ushqime tradicionale për këtë rast, ndërsa ka publikuar edhe pamje nga ambientet e vilës së re të Dafinës dhe pishina e saj e jashtme.
Ato kanë shfrytëzuar këtë takim për të kaluar momente të këndshme së bashku në një atmosferë të ngrohtë e familjare, larg angazhimeve profesionale.
Ryva Kajtazi ka folur edhe më parë publikisht për raportin e saj të afërt me Dafinën, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të. Kjo vizitë është një tjetër dëshmi se miqësia mes dy këngëtareve vazhdon të jetë e fortë edhe jashtë skenës.
