Merz udhëton drejt Malit të Zi për samitin e Procesit të Berlinit

featured
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nisur të enjten drejt Tivatit, në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Berlinit.

Në këtë takim, Merz dhe liderë të tjerë evropianë do të takohen me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Qeverisë Federale të Gjermanisë, temat kryesore të samitit do të jenë rritja ekonomike, konkurrueshmëria dhe siguria.

Lajmi është raportuar nga agjencia gjermane e lajmeve “dts”.

Përveç nxitjes së bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, takimi synon veçanërisht të avancojë procesin e afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Evropian (BE), i cili kohët e fundit ka shënuar ngecje.

Gjermania e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014. Në kuadër të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Të gjashta këto shtete kanë vite që kanë aplikuar për anëtarësim në BE.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.