Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve ekonomikë “Lika Trade Sh.p.k. & Lika Company Sh.p.k.” për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9, në segmentin Kijevë–Dollc, me ofertë në vlerë prej 1,059,204.26 euro.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën E-prokurimi, në garën për këtë projekt kanë marrë pjesë nëntë kompani, ndërsa tri prej tyre kanë paraqitur oferta me vlerë më të ulët se ajo e grupit të rekomanduar.
“Pro & Co Group Sh.p.k.” ka ofertuar 805,695.59 euro, “Granit Sh.p.k.” 882,020.94 euro, ndërsa “BAGERI Sh.p.k.” 894,080.13 euro.
Dallimi mes ofertës së rekomanduar dhe ofertës më të lirë, të paraqitur nga “Pro & Co Group Sh.p.k.”, është 253,508.67 euro.
Dokumenti i Ministrisë, i publikuar në E-prokurimi më 25 shtator 2026, e paraqet grupin “Lika Trade Sh.p.k. & Lika Company Sh.p.k.” si të rekomanduar për kontratë. Megjithatë, në dokumentin e përmendur nuk jepen arsyet pse tri ofertat më të lira nuk janë rekomanduar për këtë projekt.
Sh.p.k.”, në vlerë prej 1,059,204.26 euro.

