Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur sërish të premten, duke arritur nivelin më të lartë në gati gjashtë muaj.
Nafta Brent, që shërben si pikë referimi për tregjet ndërkombëtare, u mbyll në 116.72 dollarë për fuçi, me rritje prej 3.14 për qind.
Ndërkaq, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) arriti në 103.27 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 3.8 për qind.
