SHBA investon në kompaninë “Vulcan Elements” për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

Para 11 muaj

Qeveria amerikane do të bëhet aksionare në kompaninë Vulcan Elements, e specializuar në procesimin e mineraleve të rralla të tokës, me qëllim uljen e varësisë nga Kina.

SHBA do të investojë gjithsej 620 milionë dollarë si hua, 50 milionë si grant dhe do të marrë aksione prej 50 milionë dollarësh në kompani.

Mineralet e rralla janë thelbësore për industrinë elektronike, automobilistike dhe mbrojtëse.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se synimi është të forcohet zinxhiri i furnizimit vendas dhe pavarësia ekonomike e Shteteve të Bashkuara nga Kina, e cila aktualisht dominon tregun botëror të këtyre materialeve.