Ndërron jetë 60-vjeçari që u plagos në Suharekë, dyshohet se gjithçka nisi pas një konflikti për parking
Ka ndërruar jetë personi që u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Viktima është identifikuar si S. Daka, rreth 60-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, rasti dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti lidhur me një vendparkim.
Ndërkohë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur nga organet kompetente.
