Shtoni faqen tonë si burim të preferuar në kërkimet e Google.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar qytetarët për ndryshimin e cilësisë së ujit në disa zona të furnizimit, përfshirë fshatrat e Rekës së Keqe, Gërçinën dhe Damjanin.
Sipas njoftimit të kompanisë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore, uji i ujësjellësit në këto zona nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në një njoftim të radhës.
KRU “Gjakova” ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë rekomandimet deri në një njoftim të ri lidhur me cilësinë e ujit.
Kompania ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin në përcjelljen me kohë të këtij informacioni.
