Nëse nuk na pret ministrja, Kosova do të mbetet në terr” – Paralajmërimi i fortë i sindikatës së KEK-ut!

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat dhe kushtet e punës.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të përsëritet edhe javën e ardhshme, në të njëjtën ditë, orë dhe vend, ndërsa nuk kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka kërkuar nga menaxhmenti që të ulet në dialog me përfaqësuesit e punëtorëve për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre.

“Dëshira e klasës punëtore është të hyjmë në grevë. Ne iu themi se nuk po bëjmë shaka. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por ju themi uluni, dialogoni dhe zgjidhini këto probleme një nga një, sepse na ka ardhur thika në asht. Jemi lodhur duke pritur disponimin e menaxhmentit”, deklaroi Jashari.

Ai paralajmëroi gjithashtu se sindikata do t’i drejtohet ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me kërkesë për takim, duke theksuar se mungesa e dialogut mund të sjellë pasoja të rënda.

“Nëse nuk ka takim, e tërë Kosova do të jetë në terr”, u shpreh Jashari.

Sindikalistët kërkojnë zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk ka përgjigje nga institucionet dhe menaxhmenti i KEK-ut, protestat mund të përshkallëzohen në grevë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr