Ola revoltohet në Instagram: “Mos më blini pëlqime, nuk më ndihmoni!”

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një veprim i pazakontë në Instagram ka shkaktuar reagimin e ish-konkurrentes së “Ferma VIP”, Olës, e cila ka kërkuar publikisht që personat që blejnë pëlqime në fotografitë e saj të ndalojnë këtë praktikë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ola u është drejtuar atyre që mendojnë se po e mbështesin duke i rritur numrin e pëlqimeve në mënyrë artificiale.

“Kushdo që më blen like nëpër poste, nëse je ‘suporter’ dhe mendon që më ndihmon, pls stop it!”, ka shkruar ajo.

Ish-konkurrentja ka bërë të qartë se kjo formë mbështetjeje nuk është e mirëpritur, madje sipas saj, mund t’i shkaktojë edhe dëm.

“Kam mjaftueshëm njerëz që iu pëlqej, po edhe nëse s’do kisha asnjë, s’do i blija…”, ka shtuar Ola.

Reagimi i saj ka ngritur pikëpyetje se kush mund të jetë duke qëndruar pas këtyre veprimeve, pasi ajo nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka treguar nëse e di identitetin e personave përgjegjës.

Me këtë mesazh, Ola ka përcjellë një qëndrim të qartë: nuk dëshiron pëlqime të blera, por mbështetje të sinqertë nga ndjekësit e saj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr