Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë aksionit, Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, ka paralajmëruar protesta nëse institucionet vazhdojnë të heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Haziri u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij në Kosovë që të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura për mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor në Hagë.
