Përleshje mes nëntë të miturve në Gjilan, përdoren mjete të ftohta – njëri përfundon në QKUK

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një përleshje mes dy grupeve të të miturve ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë, në incident dyshohet se janë përfshirë nëntë të mitur, ndërsa gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të ftohta.

Dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa tjetri është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr