Po intervistohej nga Policia, 26-vjeçares i përkeqësohet gjendja dhe vdes në spital

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një rast i rëndë është raportuar në Vërmicë, ku një grua shtetase kosovare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Prizren, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë procedurave policore.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 nëntor 2026, rreth orës 18:00, pas informacioneve operative nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, lidhur me dyshimet për trafikim të narkotikëve.

Në Vërmicë është ndaluar një veturë e tipit BMW me targa lokale, në të cilën ndodheshin dy persona, një mashkull dhe një femër, të dy shtetas kosovarë.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit mashkull, ku është gjetur dhe konfiskuar një pajisje për identifikimin e GPS-ve dhe kamerave.

Pas intervistimit, të dyshuarit mashkull i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, gjatë fillimit të intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, të dyshuarës femër i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Për të është kërkuar menjëherë ndihma emergjente dhe pas trajtimit fillestar në vendin e ngjarjes, ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga mjekët kompetentë se gruaja kishte ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse hetimore të Policisë në Prizren, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), si dhe prokurori kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetuesisë dhe Forenzikës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminimet e nevojshme.

Rrethanat dhe shkaku i vdekjes mbeten për t’u sqaruar nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr