Presidenca ndan 273 mijë euro për bileta avioni dhe udhëtime zyrtare të stafit për tre vjet

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka lidhur një kontratë në vlerë prej 273 mijë e 3 eurosh për sigurimin e shërbimeve të transportit ajror dhe blerjen e biletave të avionit për nevojat e institucionit.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, marrëveshja parasheh mbulimin e udhëtimeve zyrtare të stafit të Presidencës jashtë vendit për një periudhë prej 36 muajsh, apo tre vjetësh.

Procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 273,003 euro.

Nëse kjo shumë ndahet në mënyrë të barabartë përgjatë periudhës trevjeçare, i bie që Presidenca të ketë në dispozicion mesatarisht rreth 91 mijë euro në vit për bileta avioni dhe shërbime të transportit ajror.

Kontrata parasheh mbulimin e nevojave të institucionit për udhëtime zyrtare, ndërsa detaje të tjera lidhur me numrin e udhëtimeve, destinacionet dhe shpenzimet për secilën biletë nuk janë përfshirë në informacionin e publikuar në njoftimin e cituar.

Kontrata i është dhënë kompanisë “AS TRAVEL CLUB” SH.P.K., me seli në Prishtinë, pasi në garën për këtë tender kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.

Kontrata është dhënë më 9 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 10 nëntor.

Në dokumentacionin e prokurimit thuhet se bëhet fjalë për shërbime të udhëtimit me aeroplan për nevojat e Zyrës së Presidentes, ndërsa relacionet e udhëtimeve nuk janë përcaktuar paraprakisht.

Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 400 mijë euro, ndërsa kontrata përfundimtare është dhënë për 273,003 euro. /IndeksOnline/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr