Kryeministria ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet një grup personash duke hyrë në një parfumeri gjatë protestës në Tiranë dhe duke marrë produkte nga dyqani.
Në video shihen persona që hyjnë në biznes pasi thyhet hyrja, ndërsa më pas marrin produkte nga ambientet e brendshme.
Kamerat kanë regjistruar edhe dëmet e shkaktuara brenda dyqanit.
Në fund të videos shfaqet kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një vizite në biznesin e dëmtuar.
