Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet para Kryeministrisë.
Në pamje shihen karriget e vendosura nga Rama si ftesë simbolike për dialog, ndërsa protestuesit i kanë kundërshtuar ato me thirrje për dorëheqjen e tij.
Në reagimin e publikuar, Rama ironizoi sloganet e protestuesve, si “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” dhe “Poshtë komunizmi”, duke thënë se deri tani ato kanë qenë përgjigjja ndaj thirrjes së tij për dialog.
“Duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, u shpreh Rama.
